Zjarri në fabrikën e mbetjeve, ja pistat që po heton prokuroria

Zjarri në fabrikën e mbetjeve, ja pistat që po heton prokuroria

10:30, 25/04/2018
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për zjarrin e rënë në kompaninë e riciklimit në Kashar.

Deri në këto momente po hetohet në tre pista: zjarrvënie e qëllimshme, zjarrvënie aksidentale ose i shkaktuar nga luhatja e tensionit.

Prokuroria ka administruar dëshminë e rojes së godinës e cila u përfshi nga flakët paraditen e së dielës, 21 dhjetor. 

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar zjarrfikësve të kryejnë aktekspertimin për shkaqet e zjarrit. Nga grupi hetimor, gjatë flakeve dyshohet se është djegur dhe dvr-ja e regjistrimit të kamerave të sigurisë pasi ende nuk eshte gjetur.

Ndërsa roja e objektit ka thënë në dëshminë e  tij se, “Para se të shihja tymin në mes të kapanonit pati tre herë luhatje tensioni dhe ikje e ardhje të energjisë. Në orën 09:52 minuta të mëngjesit të së dielës, pak orë oasi kisha marrë turnin pashë tym dhe zjarri u përhap menjëherë. Njoftova sallën operative dhe zjarrfikësen por flakët u përhapën shpejt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco