Aksidenti, përplasen trajlerat, dy të plagosur në Vorë-Fushë Krujë

Aksidenti, përplasen trajlerat, dy të plagosur në Vorë-Fushë Krujë

10:27, 25/04/2018
A+ Aa A-

Dy drejtues mjetesh mbeten të lënduar, ndërsa lëvizja në rrugën nacionale Vorë-Fushë Krujë u vështirësua pasditen e djeshme për pasojë të një aksidenti automobilistik.

Në aksident u përfshinë dy mjete trajlera të tonazhit të rëndë edhe një veturë.

Për pasojë të aksidentit, në rrugë u krijua trafik i rënduar me radhën që shkoi në mbi 2 kilometra.

Për të normalizuar situatën u desh ndërhyrja e policisë rrugore, ndërsa një grup ekspertësh kreu veprimet e para në vendgjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco