Çollaku: Do publikoj zyrtarë të lidhur me drogen, në Rinas shume levizje për gjyqin ‘Habilaj’

Çollaku: Do publikoj zyrtarë të lidhur me drogen, në Rinas shume levizje për gjyqin ‘Habilaj’

08:46, 25/04/2018
A+ Aa A-

Do të nxjerre të gjithë emrat e atyre zyrtarëve që janë të lidhur me trafikun e drogës, ky ka qënë deklarimi i gazetarit Basir Çollaku gjatë një emisioni televiziv. Ai ka kërkuar gjithashtu se mund të verifikoheshin njerëzit që shkojnë e vijne në Rinas dhe që kanë lidhje me gjygjin që po behet për Habilajt në itali.

I ftuar në "360 Gradë" në Ora Neës, thotë se aktorët të rëndësishëm të pushtetit janë angazhuar ditët e fundit në lidhje me procesin gjyqësor që pritet të nisë në Itali për grupin e habilajve. Gazetari Çollaku tha se, se kjo histori e trafikut të drogës është zbuluar vetëm pjesërisht. Ka aktor të pushtetit të sotëm, të cilët janë angazhuar prej dy-tre ditësh intensivisht në këtë çështje për të bërë që gjërat të ndodhin ndryshe. Këto emra do të dalin, unë do t'i nxjerr edhe me emra, edhe me shkresa, që janë edhe në Shqipëri dhe do të dalin se cilat janë lidhjet e këtyre zyrtarëve me trafikantët e drogës që janë në kërkim.

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në "360 Gradë" në Ora Neës, konfirmon atë që paralajmëroi gazetarja e Ora Neës në Romë, Alba Kepi, sipas të cilit avokati dhe familja e financierit të Habilajve kanë shprehur shqetësime ndaj lajmeve që ka përhapur ai.

Ky presion më ka ardhur edhe mua mesnatën e mbrëmshme, ma ka dtrhur edhe m,ua tha Çollaki. Ndërsa pyetjes nëse eshte nje kercneim gazetrai tha se Le të mos shkojmë tek kërcënimi, por në atë vorbull. Nga dita e djeshme deri më sot shihni njerëzit që udhëtojnë në Rinas dhe çfarë lidhje kanë me këtë grup. Le ta bëjë policia një verifikim. Unë kam folur me dokumente dhe me dokumente do të flas prapë. Unë nuk fshij asnjë fjalë nga gjërat që kam thënë. Sigurisht që kjo është një betejë mafioze dhe unë e mirëpres dhe e di se deri ku shkon, kush janë personazhet, kush janë njerëzit që kanë bërë presion. Këta mafiozë që kanë miliona euro nëpër duar. Mund të kërcënojnë me dhjetëra gazetarë në Shqipëri. Këto kanë filluar prej 4 vitesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco