Seriali 20 vjeçar i vrasjeve: Nga masakra e Levanit, deri te ekzekutimi i komisar Cukut

Seriali 20 vjeçar i vrasjeve: Nga masakra e Levanit, deri te ekzekutimi i komisar Cukut

14:25, 24/04/2018
A+ Aa A-

Seriali i vrasjeve që tronditi Vlorën: Si nisën krimet që shkuan deri te ekzekutimi i komisar Cukut

Thonë se nëse do të mësosh diçka për atë që ndodh realisht në Shqipëri, duhet të shohësh komentet në mediat sociale.

Prej kohësh, që pas vrasjes së komisar Artan Cukut, kishte spekulime në rrjet se ajo është porositur nga Bledar Jambelli.

Mediat në fakt kishin shkruar se Artan Cuku kishte guxuar që të hapte një prej dosjeve më të nxehta jo vetëm në Vlorë, por në Shqipëri.

Zinxhiri i ekzekutimeve nis vite më parë që prej të njohurës si Masakra e Levanit, më 28 maj 1997, kur dyshohet se Shpëtim Muka ka qenë një nga autorët e ekzekutimit të 21 personave.

Vrasja dyshohet se ishte hakmarrje e Shpëtim Mukës ndaj vrasjes së tre vëllezërve të tij Kastriot, Sokol dhe Petrit Muka, të cilët po në 1997 u gjetën të vdekur në afërsi të qytetit, madje trupat e tyre ishin të copëtuar, pasi ishin hedhur në erë.

Po kështu, vëllezërit Muka njiheshin si kundërshtarë të bandës së Zani Çaushit. Po në atë kohë vritet edhe i nipi i Mukës, Bledi Zanaj, i cili u qëllua nga banda e Gërdhuqëve, një bandë e njohur në qytetin e Vlorës. Vite më pas, më 27 shtator 2006, në Barcelonë të Spanjës mbeti i vrarë Slejdi Zanaj, nipi i Shpëtim Mukës. Për vrasjen u akuzua Sokol Rama.

Slejdi njihej me nofkën Topallja, pasi kohë më parë, kishte pësuar një aksident dhe për pasojë kishte probleme në këmbë. Në vitin 2006 thuhej se vrasja pati si motiv luftën mes bandave shqiptare për rivalitetin e prostitucionit dhe drogës.

Policia spanjolle arrestoi Sokol Ramën, por më pas u lirua për mungesë provash. Më 11 nëntor 2006, Armando Zanaj, vëllai i Slejdi Zanajt vrau Leonora Ramën, nënën e Sokol Ramës, oficere e marinës. Leonora u vra në afërsi të godinës së Bashkisë së Vlorës. Armando Zanaj, atëherë 16 vjeç, u arrestua dhe në polici pati deklaruar se kishte kryer krimin për të marrë hakun e vëllait të vrarë në Spanjë.

Më 29 nëntor 2006 ekzekutohet pranë shtëpisë Shpëtim Muka dhe Edvin Shehu, ndërsa u plagos Edvin Zanaj, vëllai i ekzekutorit të Leonora Ramës. Për këtë vrasje, Sokol Rama u akuzua si urdhëruesi i tij në shenjë hakmarrje ndaj së ëmës.

Policia, brenda pak orësh, gjeti të braktisur makinën e autorëve, ku ishin edhe gjurmët e të arrestuarit Jambelli, por që deri kohët e fundit, nuk ishte vërtetuar implikimi i tij në krim.

Më 1 nëntor 2007, në Tiranë, pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, vritet Edvin Zanaj, djaloshi i cili i shpëtoi atentatit një vit më parë. Burimet nga grupi hetimor në Prokurorinë e Tiranës, në atë kohë thanë se dyshonin se vrasja ishte porositur nga burgu i Spanjës, ku ndodhej i arrestuar Sokol Rama.

Ky i fundit ishte arrestuar në mars të 2007-s në Madrid. Nga informacionet operative u tha në atë kohë se Sokol Rama kishte vënë në dispozicion 10 mijë euro dhe personi i paguar kishte kryer shërbimin, duke ekzekutuar me plumb në kokë 23-vjeçarin vlonjat, i cili prej disa muajsh fshihej në Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi24/04/2018 14:43

Duhet hetuar dhe Saje Qorri si bashkepunetor ne vrasjen e ish Drejtorit Artan Cuku se ja beri me te lehte vrasjen e hodhi ne rruge duke e liruar nga policia. Ah sa mekate ka ai kelysh bushtre se ka liruar nga policia shume punonjes te ndershem, por ketu ska drejtesi dhe kelyshi i bushtres Saimir Tahiri endet i lire me nje mal me krime .Kjo eshte drejtesia e rilindjes bolshevike.

Shto koment

Denonco