VIDEO/ Zbulohet shuma, ja sa para u paguan për vrasjen e Komisarit Cuku

VIDEO/ Zbulohet shuma, ja sa para u paguan për vrasjen e Komisarit Cuku

14:02, 24/04/2018
A+ Aa A-

Zhvillime të rëndësishme janë bërë publike sot në lidhje me hetimin e vrasjes së Komisarit Artan Cuku e ndodhur 1 vit më parë në pragun e pallatit ku banonte.

Siç raportojnë mediat ditën e sotme, është zbuluar emri i personit që ka porositur vrasjen e Komisarit Cuku.

I dyshuari, Bledar Jambelli

I dyshuari si urdhërues i vrasjes është Bledar Jambelli, i arrestuar në dhjetor 8 Dhjetor të vitit 2012 nga Artan Cuku, në lidhje me vrasjen e Armando Delaj.

Sipas medieve për vrasjen e Komisarit Cuku fillimisht janë dhënë 3 mijë euro, por më pas autori i arrestuar Mikel Shallari ka kërkuar më shumë para.

Bledar Jambelli është shpallur në kërkim ndërkombëtar në datën 17 prill, pak ditë pasi Shallari vendosi që të bëhej i penduar dhe ka rrëfyer të gjithë krimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber25/04/2018 21:49

Paska ra shume pazari per "atentatore" qe vrasin zyrtare te larte policie. I bie qe per 70 drejtues policie qytetesh ne Shqiperi duhen nja 200,000 Euro per ti vrare. Duhet te gjeni cmimin per politikanet.

Shto koment

Denonco