FOTO/ Pasioni i mori jetën! Ja kush ishte kameramani që u mbyt sot në Karaburun

FOTO/ Pasioni i mori jetën! Ja kush ishte kameramani që u mbyt sot në Karaburun

22:47, 22/04/2018
A+ Aa A-

Vdekja tragjike e 34 vjeçarit Armand Hallvaxhiu, tronditi jo pak botën e medias ditën e sotme, pasi ai prej disa vitesh ishte pjesë e saj, ku punoi si kameraman në disa prej televizioneve kryesorë në vend.

Mandi siç të gjithë e njihnin, ishte një djalë i ri  dhe mjaft energjik, i cili përveç kameras kishte dhe një pasion tjetër të madh, që ishte zhytja dhe peshkimi.

Por fatkeqësisht ditën e sotme, Mandi ka humbur jetën në bregdetin Jon, pranë vendit të njohur si shpella e ‘Haxhi Ali-ut’, ku kishte shkuar për të kaluar fundjavën dhe për të praktikuar sportin e tij aq të preferuar zhytjen.

Redaksia e Syri.net i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Mandit...

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje. Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco