Me armë dhe dhunë, grabitet një makinë në Laç. Ja ç’ka ndodhur

Me armë dhe dhunë, grabitet një makinë në Laç. Ja ç’ka ndodhur

21:15, 22/04/2018
A+ Aa A-

Policia e Kurbinit ka shpallur dy shtetas në kërkim, të cilët nën kërcënimin e armës kanë dhunuar e më pas grabitur mjetin me të cilin udhëtonte shtetasi A.N 26 vjeç banues në Mamurras.

Në njoftimin e policisë thuhet se dy persona, E.M dhe O.D përkatësisht 31 dhe 34 vjeç, kanë dhunuar drejtuesin e mjetit ‘Benz’ dhe më pas kanë marrë makinën dhe janë nisur në drejtim të paditur.

Pas ngjarjes A.N ka shkuar në spital ku është mjekuar pas plagëve të marra, ndërkohë që dy personat e lartpërmendur janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasit E.M., e O.D., vjeç 31 e 24, banues në Bushnesh, Krujë, pasi dyshohet se më datë 20.04.2018, në Laç, nën kërcënimin e armës, duke ushtruar dhunë ndaj shtetasit A.N., vjeç 26, banues në Mamurras, i kanë marrë mjetin tip “Benz”, i cili pas mjekimit në spital ndodhet në banesë. Punohet për kapjen e E.M., dhe O.D.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco