Gropa e zezë e Gulf! Ja si u vodhën disa milionë euro në katër ditë

Gropa e zezë e Gulf! Ja si u vodhën disa milionë euro në katër ditë

18:45, 22/04/2018
A+ Aa A-

Një skemë e qartë piramide me naftën. Tani ata që kanë në dorë tallonat e“Gulf” nuk dinë ku të drejtohen ndërsa shteti duket i pafuqishëm.

Për të paktën 4 ditë, nga datat 15 prill deri në 19 prill u shfrytëzua shitja e tallonave duke bërë një fitimi mbi disa milionë euro.

Sipas asaj që raporton Top Channel, pas menaxherit kryesor të “Gulf”, Albano Aliko, në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë.

Shtetasi gjeorgjian Irakli Zvanidze dhe administratori i shitjeve të kësaj kompanie për Tiranën janë dy të kërkuarit e tjerë të policisë në funksion të hetimeve të çelura nga Prokuroria e kryeqytetit.

Gjithashtu janë verifikuar pasuritë e personit nën hetim Albano Aliko për t’i ngrirë në llogari të hetimeve, por rezulton se pikat e karburantit janë të marra me qira.

Hetimet kanë zbuluar se Gulf ka marrë me qira 70 pika të tilla në të gjithë vendin të cilat janë vendosur me urdhër të prokurorisë në ngrirje provizore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bianka23/04/2018 02:07

Shteti konyrrollon bizneset.Cilesine e kontrrollon shteti.Te pergjigjet qytetareve te vet.Sa para dha nen dore Gjeorgjiani per tu regjistruar.Mega korrupsion.

Daj Jaku22/04/2018 23:53

Të tjera bën moj të tjera thua, moj qeveri e korruptuar. Propaganda socialiste është me i marrë të pasurve për tu a rishpërndarë të varfërve. Realiteti është me grabit në bashkëpunim me të pasurit oligarkë edhe bukën e gojës të varfërve, me i bo të gjithë të varfër, të barabartë në varfëri ekstreme, gjithë popullin karvarur.

tironci22/04/2018 20:42

Po afrohet europa e fluturojne dallendyshet e rilindjes drejt falimentit mafioz. Tja paguaje qeveria leket e tollonave njerezve se ajo ja dha lejen a aktivitetit. Si ka hyre kjo kompani pa paguar nen dore ne qeveri? Asnjehere nuk ndodh me kete megakorrupsion te rilindjes.

Shto koment

Denonco