Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Të fejuarit, Ozani dhe Elifi nga Turqia arrestohen në aeroportin e Rinasit

Të fejuarit, Ozani dhe Elifi nga Turqia arrestohen në aeroportin e Rinasit

13:18, 22/04/2018
A+ Aa A-

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar sot një çift të rinjsh të fejuar nga Turqia. Ozan I. dhe Elif I.; ai 21 vjeç dhe ajo 18 vjeçe, të dy lindur dhe banues në Turqi.

Policia tha se aAta u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.

Shtetasit e mësipërm janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara; ata do të udhëtonin në drejtim të Londrës.

Ozan dhe Elif kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia. Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe dosja e tyre i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Adil22/04/2018 16:26

Mire e bojne se ja keni heq vizat anadollakeve

Daj Jaku22/04/2018 13:35

Yhyyy çfarë policie që kemi. I kapi kriminelët. Kushedi çfarë ka kaluar në Rinas ndërkohë që policia ishte e okupuar për të arrestuar kryekriminelët e rrezikshëm internacionalë.

Shto koment

Denonco