Atentati me tritol në Fier,  ja çfarë kanë fiksuar kamerat e sigurisë

Atentati me tritol në Fier, ja çfarë kanë fiksuar kamerat e sigurisë

11:51, 22/04/2018
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fier, ku një lëndë eksplozive ishte vendosur në automjetin e shtetasit, Ervin Memo, 38 vjeç.

Policia ende nuk ka dhënë një konkluzion për ngjarjen, ndërsa grupi hetimor po heton në dy pista. Një prej tyre është ajo e konflikteve të pronësisë që ka familja e 38 vjeçarit, e cila prej vitesh ndodhet në gjyqe për këto çështje.

Shpërthimi mësohet se ka ndodhur sapo Memo ka hyrë në makinën e tij dhe sipas policisë ai ka qenë i telekomanduar. Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në anën e pasagjerit në automjetin e 38 vjeçarit, i cili pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Në lidhje me atentatin e ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Fier, që u krye përmes një shpërthimi të dyshuar me telekomandë, ‘’Fax News” ka siguruar pamjet e kamerave të bisneseve.

Memo kishte disa vite që ishte kthyer nga Greqia, ndërsa ishte banor në zonën ku ndodhi shpërthimi. Në Fier ai merrej me vreshtari që i kishte në periferi të qytetit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco