VIDEO- FOTO/ Flakë e tym, shpërthime nga firma e riciklimit në Kashar, zjarrfikëset në betejë të vështirë

VIDEO- FOTO/ Flakë e tym, shpërthime nga firma e riciklimit në Kashar, zjarrfikëset në betejë të vështirë

10:30, 22/04/2018
A+ Aa A-

Flakë të mëdha që ngrihen drejt qielli, tym e blozë, erë e rëndë, ulërima zjarrfikësesh dhe sinjale policie, ankth qytetarësh: Kjo është situata në Kashar që prej orës 10:00 kur një zjarr i madh përfshiu magazinën e një fabrike riciklimi mbeturinash.

Tymi e bloza që kanë mbuluar zonën e Kasharit kanë shënuar një katastrofë të re ekologjike. Zjarri ka shpërthyer në një magazinë riciklimi dhe po djeg mbetjet e grumbulluara në të për riciklim.

Disa zjarrfikëse nga Tirana e Durrësi kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe Policia ka rrethuar zonën.

Një biznes pranë magazinës në flakë rrezikon të digjet.

 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco