Rrëfimi i Kastriot Gjuzit në gjykatë: Isha në shtëpi kur u vra Mario Majollari, u arratisa se ... Majtas, vrasësi Kastriot Gjuzi. Djathtas, viktima Mario Majollari. Në mes, poshtë tyre, i burgosuri Avni Majollari.

Rrëfimi i Kastriot Gjuzit në gjykatë: Isha në shtëpi kur u vra Mario Majollari, u arratisa se ...

10:00, 22/04/2018
A+ Aa A-

Kastriot Gjuzi, i akuzuar për vrasjen e Mario Majollarit për hakmarrje, ka sot para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar për të "arrest me burg". 

Kastriot Gjuzi tha se nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e Mario Majollarit dhe rrëfeu se kishte qënë në shtëpi në momentin kur ndodhi vrasja. Në momentin kur Policia i kishte ardhur në shtëpi, ai kishte qënë tek fqinji, por ishte ikur menjëherë me "mendimin se nipërit e tij kishin bërë ndonjë sherr".

Gjuzi  u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Kosovës duke kaluar kufirin e gjelbër mes dy shteteve dhe iu dorëzua Policisë shqiptare, e cila e kishte shpallur në kërkim për vrasjen për hakmarrje të Mariot Majollarit, babai i të cilit i kishte vrarë vëllanë disa vite më parë.

Gjuzi nguli këmbë se nuk ishte arratisur, se kishte qënë duke u kthyer vetë nga Kosova për në Shqipëri dhe s'kishte kryer vrasje, por, nga kamerat e vëzhgimit në zonën ku ndodhi atentati ndaj Majollarit, është pikasur makina e Gjuzit aty pranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco