Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Shpërthimi në Fier, identifikohet i plagosuri. Ja gjendja e tij

Shpërthimi në Fier, identifikohet i plagosuri. Ja gjendja e tij

23:33, 21/04/2018
A+ Aa A-

Ervin Memo, 38 vjeç, është personi që ka mbetur i plagosur në Fier, pasi makina tip "Benz" ku ndodhej, ka shpërthyer rreth orës 22:55, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Grecallisë".

Memo është dërguar në spitalin Rajonal dhe mjekët e kanë vlerësuar gjendjen e tij jashtë rrezikut për jetën. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga Policia, gjatë kohës së shpërthimit, mjeti ka qenë i parkuar dhe drejtuesi i tij sapo kishte hipur në mjet.

Paraprakisht, dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë plasëse eksplozivë, thanë burime zyrtare nga policia e Fierit.

Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco