VIDEO/ Nis gjyqi për 11 kuksianët, deputetët në sallë, jashtë tymuese dhe kapsolla

VIDEO/ Nis gjyqi për 11 kuksianët, deputetët në sallë, jashtë tymuese dhe kapsolla

11:24, 20/04/2018
A+ Aa A-

Ka nisur seanca për  të arrestuarit kuksianë në Gjykatën e Apelit në Shkodër ku kërkohet rivlerësim I masës së sigurisë.

Të pranishëm në seancë janë deputetë të opozitës, familjarë dhe persona nga shoqëria civile të cilët kërkojnë lirimin e protestuesve pasi sipa styre po mbahen me të padrejtë në burg.

Trupa gjykuese përbëhet nga; Astrit Kalaja, Hajrie Mulmataj dhe Vojsava Osmanaj. Prokurorë janë Elvin Gogaj dhe Brahim Ndragjoshi, ndërsa kërkojnë që 11 protestuesit të qëndrojnë në burg.

Jashtë ambienteve të gjykatës së Apelit në Shkodër po zhvillohet një protestë nga qytetarët e Kukësit në mbështetje të 11 të arrestuarve.

Protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kapsolla, ndërsa  mbajnë në duar pankarta të ndryshme me mbishkrimet “Lironi vëllezërit tanë”, “Lironi protestuesit, arrestoni Tahirin”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco