Korçë, grabiti banesen e të moshuarit, arrestohet 22 vjeçari, emri

Korçë, grabiti banesen e të moshuarit, arrestohet 22 vjeçari, emri

11:20, 20/04/2018
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të grabitjes së banesës së 78-vjeçarit H.Sh., më 11 mars në fshatin Biranj të Korçës.

Llambi Vako ka vjedhur në banesë një sasi eurosh, lekësh dhe sendesh të tjera.

22-vjeçari, banues në Korçë, e ka kryer grabitjen në bashkëpunim me persona të tjerë, që nuk janë identifikuar ende nga policia.

Sipas njoftimeve, hajdutët kanë hyrë në banesën e të moshuarit duke thyer derën kryesore.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco