VIDEO/ Pak para seancës së 11 kuksianëve, ja situata tek Gjykata e Apelit

VIDEO/ Pak para seancës së 11 kuksianëve, ja situata tek Gjykata e Apelit

10:09, 20/04/2018
A+ Aa A-

Kjo është situata vetëm rreth 1 orë para se të nisë në Gjykatën e Apelit në Shkodër, seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për 11 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.

11 kuksianët e arrestuar për protestat e dhunshme në “Rrugën e Kombit” tre javë më parë do të dalin sot në orën 11:00 para Gjykatës së Apelit për rivlerësim të masës së sigurisë, pas apelimit të masës “Arrest në Burg” nga avokatët e tyre.

Jashtë ambienteve të gjykatës së Apelit në Shkodër do të zhvillohet një protestë nga qytetarët e Kukësit në mbështetje të 11 të arrestuarve.

Në protestë do të jetë edhe grupi i PD, ashtu si në seancën e parë në Gjykatën e Tiranës. Për të parandaluar ndonjë përplasje, policia ka vendosur të qëndrojë në gatishmëri me 200 efektivë policie.

11 protestuesit e arrestuar

Shpëtim Toda

Xhevahir Hereni

Elton Cengu

Florin Onuzi

Shkëlqim Vata

Xhevahir Gashi

Ervis Ruçi

Rasim Onuzi

Vasil Laçi

Abdi Haziri

Edmond Matmuja

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco