Xhaxhai i Ardit Gjoklajt paralajmëron Erjon Veliajn/ Gjaku i 17-vjeçarit nuk do të falet, bëj be në Zot se...

Xhaxhai i Ardit Gjoklajt paralajmëron Erjon Veliajn/ Gjaku i 17-vjeçarit nuk do të falet, bëj be në Zot se...

16:22, 19/04/2018
A+ Aa A-

Defrim Hakrama dhe Edmond Kollari, ky i fundit fadromist në kompaninë 3R të akuzuar për vrasjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës janë lënë të lirë nga Gjykata e Tiranës.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar xhaxhai i 17-vjeçarit, Lush Gjoklaj, i cili nuk ka kursyer paralajmërimet edhe në drejtim të Kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Në studion e Faxnews, ai tha se jeta e 17 vjeçarit nuk do të falet, ndërsa shtoi se çështja është mbyllur me ndërhyrjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“E deklaroj me përgjegjësinë më të madhe ska me mbjellë ma Erion Veliaj pemë, pa i mbjellë unë mbi të.

Jam Lush Gjoklaj, le të vijnë të më arrestojnë, por jeta e djalit s’ka për të humbur kot pa u paguar. Nuk them as sot as nesër, bëj be në zot, pa u paguar ai djalë s’kam për ta lënë. Nuk jemi fis i madh, por jemi boll”,  tha Gjoklaj .

Sipas tij, faji i Erion Veliajt ishte se në proteste, fotografia e Ardit Gjoklajt ishte grisur dhe ishte shkelur me këmbë nga policët e bashkisë.

“Nuk na thanë që do merrej vendimi pardje. Dy të akuzuarit i pamë duke pirë kafe. Na thanë se kanë marrë pafajësinë. Ky është Vettingu? i pamë të liruar në rrugë, në lagje. S’ka drejtësi më. Vranë një fëmijë 17-vjeç, ikën e pinë kafe”, tha Gjoklaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/04/2018 15:26

Ermut Veliaj. Mos harro se Fisi Gjoklaj nuk është nga Ura Vajgurore.

Shto koment

Denonco