U kishte para borxh, e rrëmbejnë me makinë, 1 i arrestuar dhe 2 në kërkim Foto ilustruese

U kishte para borxh, e rrëmbejnë me makinë, 1 i arrestuar dhe 2 në kërkim

16:27, 16/04/2018
A+ Aa A-

Një person është arrestuar këtë të hënë, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim për akuzën: heqje e paligjshme e lirisë.

Gj.Q. 30 vjeç, banues në Yzberish (Tiranë) u vu në pranga, ndërsa u bë shpallja në kërkim policor e vëllezërve J.N. dhe Xh.N., të dy banues në Durrës.

Sipas policisë, këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjetin në pronësi të 30-vjeçarit tashmë të arrestuar, e kanë marrë pa dëshirë në mjet K.P., 33 vjeç, banues në Durrës.

Arsyeja, sipas të njëjtave burime, dyshohet se ishte një borxh i pakthyer që K.P., banues në Durrës, i ka dy vëllezërve, tashmë në kërkim policor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco