VIDEO/ Si qytetari i lodhur nga korrupsioni, i theu derën kryeregjistruesit në Pogradec

VIDEO/ Si qytetari i lodhur nga korrupsioni, i theu derën kryeregjistruesit në Pogradec

13:48, 16/04/2018
A+ Aa A-

Këto pamje janë marrë nën ZRPP e Pogradecit, ku sot u regjistrua një incident që në thelbin e tij nuk ishte aq i thjshtë:  një qyttetar i lodhur nga sorollatjet, nga korrupsioni, mungesa e shërbimit dhe etikës në zyrat e shtetit, i theuxhamin e derës kryeregjistruesit Majlind Shkira.

Pamjet e njerëzve të grumbulluar dhe fytyrat e lodhura tregojnë sa pritje e durim u duhet pogradecarëve të marrin përgjigje për kërkesat e tyre, dokumente a tituj pronësie në këtë ZRPP.

Vetë ministrja e Shtetit, Sonila Qato, e ka vizituat ZRPP-në para një jave pas ankesave të shumta të qytetarëve dhe është ndeshur me paaftësinë e nëpunësve të atyshë, por është larguar pa bërë asnjë deklaratë publike.

Pavarësisht të gjithave, Policia e Shtetit ka nisur hetimet sot për thyerjen e xhamit të zyrës së kryeregjistruesit Shkira nga qytetari, ndërkohë që problemi do të vazhdojë të mbetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco