VIDEO/ Çfarë po ndodh në Pogradec? Qytetarët sulmojnë zyrat e hipotekës Foto ilustruese

VIDEO/ Çfarë po ndodh në Pogradec? Qytetarët sulmojnë zyrat e hipotekës

10:50, 16/04/2018

Qytetarët e Pogradecit janë revoltuar mëngjesin e sotëm. Ata në shenjë proteste kanë sulmuar sot zyrat e hipotekës së Pogradecit duke thyer xhamat e institucionit.

Duke folur për media, pogradecarët janë shprehur se janë mërzitur me sjelljen burokrate të drejtuesve të këtij institucioni dhe sot të revoltuar kanë thyer edhe xhamat.

‘Nuk marrim shërbimin e kërkuar’, janë shprehur ata.

Pëer pasojë ka ndërhyrë dhe policia duke qetësuar situatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zijadini16/04/2018 12:07

Hipotekat jane nje nga monopolet me te ndyra te tranzicionit shqiptar. Ai eshte projektuar eshte bere sh.a vetem per vjedhur leke ne doren e dikujt. Eshte organizem ekonomik i vetem dhe tarifat i ka monopol, si rralle ka hyre ne institutin e gjobevenies kur dihet se kush ve gjoba ne gjithe boten. Vetem te maresh dosjen e prones tende te kushton 200 leke nje faqe, 15 faqe 3 mij lek, te maresh certifikate te fresket 4 mij lek, te shesesh shepine te mer 15% te vleres se shitjes. Hipotekat jane hajduti me i madh imobiliar monopoli ku kalon cdo transaksion prone. Dhe seshte se e ka bere keshtu nje parti e kane bere te gjithe bashke ndaj njerezit protestojne vec poltikes.

tironci16/04/2018 11:26

Bojkot total ktij shteti hajdut. Hipotekat te rrujne 15% te shtepise qe ke ngrit me gjak, te rrujn mijra lek se te vdiq nje i dashur e ske bere trashegimine ligjore, jane keta monstra qe kan zaptuar me aktet e tyre rerat plazhet vendet e bukura e te virgjera. Jan keta qe sbejne asnje pune per gjera qe mund ti maresh online e keta te sorrollasin per te mare lek. Cdo gje me afate muti burokratike.

Shto koment