Detaje/ Si nusja vrau vjehrrën në Tiranë, vjehrri e dinte krimin, por nuk tregoi. 4 në pranga. Emrat

Detaje/ Si nusja vrau vjehrrën në Tiranë, vjehrri e dinte krimin, por nuk tregoi. 4 në pranga. Emrat

20:55, 13/03/2018
A+ Aa A-

Marjana Cmeta, 21 vjeçe është arrestuar në Tiranë, e akuzuar se ka helmuar me fotoksinë vjehrrën e saj Lirije Lami. Tre persona janë vënë në pranga gjithashtu për moskallëzim krimi, mes tyre edhe i shoqi i viktimës. Ky i fundit, sipas hetimeve, ishte në djeni të krimit, por nuk e ka kallëzuar. Ngjarja ka ndodhur në prill 2017 në Kamëz, por asokohe vdekja e 48-vjeçares u raportua si vdekje natyrale. Pas hetimeve që zgjatën rreth 10 muaj, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes. Arrestimet erdhën pas masave të sigurimit personal "arrest me burg" dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda  me kërkesë të Prokurorisë.

Të arrestuar

"Heshtja e zgjatur" është koduar aksioni që ka çuar në pranga katër persona. 

Burime zyrtare nga Policia njoftuan se: Nga Sektori i Hetimit te Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u finalizua me sukses operacioni "Heshtja e Zgjatur", si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurimit personal "arrest ne burg"  të lëshuara nga Gjykata për Krimet e Rënda për shtetasit:

1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiran , për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.
 
2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1  i Kodit Penal.

3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1  i Kodit Penal. 

4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1  i Kodit Penal.

*FOTO/ Nusja helmoi vjehrrën, fotot e protagonistëve të ‘thrilleri-t’ në Kazmë

Hetimet
 

Në datë 30 Prill 2017, në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz, u gjet e pajetë në banesën e saj në ish-Frutikulturë Kamëz, 48-vjeçarja Lirije Lami.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së gruas është Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës. Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës, thanë burime zyrtare nga Policia. 

Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu (hoxha ku Marjana Cmeta u rrrëfye pas krimit) kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorsisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco