Goditje në bashkinë e Durrës, Shefi i Urbanistikës përfundon në hetim

Goditje në bashkinë e Durrës, Shefi i Urbanistikës përfundon në hetim

15:42, 13/03/2018
A+ Aa A-

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës miratoi kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për të vendosur caktim të masës së sigurimit me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të detyrës” së Drejtorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës, për Adhurim Qehajaj, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Kërkesa e mësipërme vjen pas hetimit mbi dhënien e një lejeje zhvillimi dhe ndërtimi nga Bashkia Durrës për objektin në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi që ndodhet ndërmjet rrugës Kombëtare tek “Ura e Dajlanit” dhe bregut të Detit.

Prokuroria arriti në përfundimin se leja e dhënë nga Bashkia Durrës është në kundërshtim me kriteret e ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” i ndryshuar, dhe VKM nr. 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” i ndryshuar.

Objekti me sipërfaqe 1516.8 m2 ndodhet brenda kufirit kufizues të përcaktuar si Zonë me Rëndësi Kombëtare, në pjesën e Brezit Bregdetar.

Gjithashtu Gjykata në Durrës vendosi caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive në lidhje me objektin dhe truallin duke urdhëruar:

-Pezullimin e kryerjes së mëtejshme të punimeve të ndërtimit në objektin “Hotel 5-6 kate dhe 1 kat nëntokë” në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi, lagje nr. 13, Plazh, Durrës.

-Pezullimi i kryerjes së transaksioneve në pasurisë në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi.

Prokuroria saktësoi se leja e zhvillimit dhe ndërtimit është dhënë për një zonë të përcaktuar si të Rëndësisë Kombëtare dhe është Këshilli Kombëtar i Territorit organ kompetent përgjegjës për të miratuar lejet e zhvillimit dhe të ndërtimit për zona të rëndësisë kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Spqr13/03/2018 17:30

Leja e zhvillimit leshohet nga kryetari i bashkise. Shefi i urbanistikes nuk ka autoritet te jape leje. Ai ka vetem nje firme plotesuese ne formularin elektronik te lejes. Nuk kuptoj pse merren me shefin e urbanistikes.

Mik i Artit13/03/2018 16:43

Si ka mundesi?! Keta nxorren Teatrin Kombetar per skrap dhe s’po nxjerrin nje cep tek rruga e plazhit qe rindertohet cdo 2 vite.

Xhilda13/03/2018 15:53

Ka leke Adhurimi e mbyll ceshtjen. Paguan cash dhe ne klering. Fati i prokurorit qe i ka rene ceshtja "Adhurimi" Po ky eshte skile e vjeter. Futi ne burg gjtihe komunen e Kasharit dhe vete doli palagur. Nejse do i pergjysmohet pasuria rreth 10 milione euro cash te padeklaruara. Hajde Rim-o zgjidhe qesen. Te rishperndahen pak te ardhurat. Te marrin edhe ca prokuroret, gjykatesit, avokatet, noteret dhe...... Po cudia eshte se ky ka qene i SHIK-ut dhe si nuk e paskan lajmeruar. Durresi shpetoi nga nje provincial qelbesire radioaktive

Shto koment

Denonco