‘Lekët ose iu therëm’, grabitet me maska dhe thika banesa Foto ilustruese

‘Lekët ose iu therëm’, grabitet me maska dhe thika banesa

17:33, 14/02/2018
A+ Aa A-

Një banesë në Kuçovë, ku jetojnë një çift të moshuarish, ka rënë pre e një grabitje orët e para të mëngjesit.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale, gjatë natës, dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën private të M.K. nga një dritare. Nën kërcënimin e thikës, ata kanë marrë një shumë monetare, që sipas kallëzimit në komisariat të M.K., janë rreth 30.000 lekë (të reja).

I moshuari ka thënë në dëshminë e tij se janë kanë kërcënuar me jetë për ti dhënë paratë që kishte në banesë.

Burime thanë se deri më tani, policia ka shoqëruar 6 persona në ambientet e komisariatit për tu pyetur lidhur me ngjarjen.

Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, njofton zyrtarisht Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

polici 14/02/2018 20:34

....ne KUCOVE situata e vjedhjeve te banesave eshte alarmante!Cdo dite ka vjedhje banesash me dhune!.

Shto koment

Denonco