Makina aksidenton punonjësen e policisë

Makina aksidenton punonjësen e policisë

16:24, 13/02/2018
A+ Aa A-

Një efektive e policisë së qarkullimit rrugor në Tiranë është përplasur nga një makinë një ditë më parë.

Zyrtarisht, policia njofton se 30-vjeçari M.K., banues në Tiranë, ka aksidentuar punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor, 24-vjeçaren A.M. tek “Kthesa e Yzberishit”.

Kjo e fundit është transportuar në spital dhe pas mjekimit u largua në banesë, shtojnë të njëjtat burime.

Ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit që aksidenti efektiven, ka nisur një procedim penal për veprën penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco