Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Burri spërkatet me benzinë dhe i vë flakën vetes

Burri spërkatet me benzinë dhe i vë flakën vetes

16:33, 30/01/2018
A+ Aa A-

Një person ka tentuar të vetëflijohet duke u djegur me benzinë, një ditë më parë në Shëngjin.

Zyrtarisht, policia njofton se 46-vjeçari G.S., banues në Shëngjin, duke spërkatur veten me benzinë, ka tentuar të vetëdigjet dhe si pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore.

Menjëherë pas këtij akti të rëndë, ai është dërguar me urgjencë në spitalin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia nuk jep detaje për rastin, ndërsa njofton se po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Lidhur me rastin edhe materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësime të mëtejshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco