Flet kryeprokurori u Krimeve të Rënda: Seitaj nuk duhej të ekstradohej. Burgjet përgjegjës

Flet kryeprokurori u Krimeve të Rënda: Seitaj nuk duhej të ekstradohej. Burgjet përgjegjës

15:50, 30/01/2018
A+ Aa A-

Besim Hajdarmataj, kreu i Krimeve të Rënda, njëherësh prokuror i çështjes “Tahiri” ka folur për herë të parë për debatin e hapur së fundmi mbi ekstradimin drejt Italisë së financierit të Habilajve Nezir Seitaj.

Hajdarmataj në një prononcim për gazetën Panorama ka deklaruar se ekstradimi i Seitit nuk duhet të ndodhte.

Ai thotë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka njoftuar Prokurorinë e Përgjithshme në lidhje me mungesën e informacionin për procedurat e ekstradimit të Nezir Seitajt, që kishin nisur nga Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Ai, madje, tregon se nga verifikimet që ka bërë Prokuroria e Krimeve të Rënda ditët e fundit, rezulton se vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të Apelit kanë qenë të depozituara në sekretarinë e burgut “Jordan Misja”, ku qëndronte Seiti.

“Jemi në një fazë analize të rastit, si nga Krimet e Rënda, ashtu edhe nga Prokuroria e Përgjithshme dhe më vonë do të kemi një qëndrim lidhur me këtë çështje, është shprehur ai.

Nga verifikimet që kemi bërë ne si Prokurori e Krimeve të Rënda, rezulton se të dyja vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda kanë qenë të depozituara në burgun ku gjendej personi në fjalë. Sigurisht, që ai nuk mund të ekstradohej, por për këtë çështje do të kemi një qëndrim të mëvonshëm, pasi të përfundojë analiza”, tha Hajdarmataj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco