Varroset Aldisoni, daja: Nuk i trembemi hasmërisë, ishte ngjarje e rëndë

Varroset Aldisoni, daja: Nuk i trembemi hasmërisë, ishte ngjarje e rëndë

11:34, 29/01/2018
A+ Aa A-

Sot në Zharrez të Fierit, familja Behlulaj  përcjell për në banesën e fundit djalin e tyre Aldison Behlulaj, të riun që studionte për infermieri që vrau studenten e Juridikut, Ariela Murati dhe qëlloi edhe veten me një plumb në kokë.

Ceremonia mortore u zhvillua në fshatin e tij të lindjes dhe trupi i tij tani do të prehet në të njëjtën varrezë ku prehet edhe Ariela. Djali  i dajës së Aldisonit, Astrit Koroveshi, u  tha gazetarëve se nuk ka asnjë arsye për të pasur hasmëri mes dy familjeve, ata mund të përfundonin në martesë.

“Nuk kemi pse trembemi, ajo ishte një lidhje për martesë, jo për tallje, nuk kemi pse trembeni, as ata s’kanë pse të marrin hak. Kjo që ndodhi nuk ishte mirë as për ata as për ne”- tha daja i Aldisonit. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

githbo29/01/2018 12:55

shpresoj qe familjaret e vajzes te gjejne arsyen (gje qe nuk eshte e lehte pas asaj qe ndodhi) dhe mos kete pasoja te kota per familjen e djalit. ngushellime te dy familjeve

Shto koment

Denonco