Denoncimi/ Zbulohet skema mafioze e kryebashkiakut socialist me lejet e ndërtimit

Denoncimi/ Zbulohet skema mafioze e kryebashkiakut socialist me lejet e ndërtimit

19:00, 13/01/2018
A+ Aa A-

Kryebashkiaku socialist i Belshit Arif Tafani “nuk jep asnjë leje ndërtimi po nuk bleve në kompanitë e tij materialin e ndërtimit”. Denoncimi bëhet publik nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një status në faqen në Facebook të ish-kryeministrit shkruhet:

Don Tafani i Belshit nuk jep asnje leje ndertimi po nuk bleve ne kompanite e tij materialin e ndertimit!

Te dashur miq, famozi Arif Tafani ka vedosur xhaxhain shef te policise bashkiake, me te cilin gjobit te gjithe ata qe blejne gjetiu materialet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor mirembrema Dua te shpreh nji shqetsim qe kan te gjith banoret e belshit qe duan te bejne ndetime.

Kryetari bashkise don Arif Tafanio ka ber nje skem mafioze me bisnesmenat e ti. Po bleve materialet te bisnesmeni i don Tafanios Sopot Ferhati policia bashkiake ste ngacmon por po o bleve ne ndonji ven tjeter te vijn direkt te fusin gjobe dhe ne burg. Shefi i policis bashkiake eshte xhaja i bisnesmenit te Tafanios .

Don Tafanio ka kap belshin prej fyti si lala elbasanit dhe nuk le njeri te ngreje kok po nuk blen gjerat tek ta“.

Tre muaj më parë, Arfi Tarfani u kërcënua me armë zjarri. Autori e akuzoi se me një vendim të tijin i ishte prishur një lokal me vlerë 300 mijë euro në vitin 2016.

*‘E vërteta e kërcënimit të kryebashkiakut: Ia prishën lokalin për të bërë pallatet e tyre‘

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco