Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Rama përzgjedh 4 kryepolicë: A do të jetë një nga këta emra, drejtori i ri  Policisë së Shtetit?

Rama përzgjedh 4 kryepolicë: A do të jetë një nga këta emra, drejtori i ri Policisë së Shtetit?

09:45, 13/01/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka ngushtuar sot rrethin e emrave, që janë kandidatë potencialë për të zëvendësuar në detyrën e rëndësishme të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon.

Në përvjetorin e 105-të të krijimit të Policisë së Shtetit që është vendosur të mbahet në Lezhë nëpërmjet një një aktiviteti, do të vlerësohen me çertifikata katër drejtorë policie.Në aktivitetin ku do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm do të nderohen me nga një certifikatë drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu; drejtori i Policisë së Durrësit Alfred Çepe, drejtori i policisë së Shkodrës Gjovalin Loka dhe drejtori i komanduar i policisë së Elbasanit Altin Qato.

Sipas burimeve të Syri.net, po sot gjatë aktivitetit në Lezhë Rama do të shpallë edhe emërin e drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që do të pasojë Haki Çakon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi13/01/2018 17:19

Do te zgjedhi me servilin ,me te paaftin te pamoralshmin,mundesisht te kete te hapur apo te mbyllur ndonje dosje korrupsioni apo i sigurimit te shtetit se me keto e ka te lehte sundimin e tij. Mjafton ti tundesh dosjen perpara syve dhe gjithcka shkon sic duhet.Njerezit me moral jane te huaj per kete qeveri kriminale!

t13/01/2018 10:37

do zgjedhe klyshin me te rrahur e me te bindur ,se vetem keshtu funksionon policia qe duam

Shto koment

Denonco