VIDEO-FOTO/ Publikohet filmimet, ja si u kap gomonia me 2 ton kanabis, pasi u qëllua nga grekët

VIDEO-FOTO/ Publikohet filmimet, ja si u kap gomonia me 2 ton kanabis, pasi u qëllua nga grekët

10:56, 26/11/2017
A+ Aa A-

Këto janë pamjet e ndjekjes së gomones nga ana e marinës greke. Këta të fundit kishin ngritur në ajër edhe një helikopter që i ishte vënë pas. 3 trafikantët, dy shqiptarë dhe një italian nuk kishin ndaluar.

Pasi janë ndjekur disa orë, më në fund grekët kanë vendosur që të qëllojnë me snajper skafistin. Pasi ai është plagosur rëndë, dy të tjerët kanë vendosur të ndalojnë.

Siç shkruan Zougla.gr, në gomone janë gjetur më shumë se 2 ton kanabis. Mjet lundrues ishte i pajisur me tre motorë të fuqishëm që e bënin të vështirë ndjekjen në det.

Ishin dashur 48 orë ndjekje dhe në operacion ishin përfshirë edhe dy anije luftarake.

Më poshtë keni edhe pamjet në foto të gomones.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco