Dekonsipirimi i operacionit/ Ja çfarë ndodhi me ftetë arrestet për 3 zyrtarët e policisë…

Dekonsipirimi i operacionit/ Ja çfarë ndodhi me ftetë arrestet për 3 zyrtarët e policisë…

21:18, 22/11/2017
A+ Aa A-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka firmosur fletë arreste për disa zyrtarë të policisë, kryesisht në qarkun e Vlorës në kuadër të hetimeve që po kryhen në Shqipëri për trafikun e drogës, pas dosjes së antimafias italiane për Habilajt, për të cilin nën hetim është marrë edhe Sajmir Tahiri.

Fletë arrestet mësohet se janë lëshuar në orët e paradites dhe dyshimet e ngritura janë se prej disa orësh ato nuk janë ekzekutuar. Burimet bëjnë të ditur për syrin.net se prokuroria kërkoi arrestimin e Jueld Çelës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat mësohet se ka kryer disa kontrolle në Vlorë në përpjekje për të arrestuar dy nga funksionarët e policisë, por sikundër raportohet ato nuk janë gjetur në banesat e kontrolluara. Burimet bëjnë të ditur se prej mesditës dy zyrtarët janë në kërkim, ndërkohë që ka dyshime se aksioni mund të jetë dekonspiruar.

Nëse kjo do të rezultojë e vërtetë, do të përbënte një tjetër skandal, atë të dekonspirimit të një operacioni të urdhëruar nga krimet e rënda.

Ndërkohë raportohet se asnjë prej fletë arresteve nuk është zbatuar, përfshi këtu edhe atë për ish-drejtorin e policisë së Vlorës, që është zyrtari më i lartë që pritet të arrestohet, që prej publikimit të dosjes Habilaj.

Krimet e Rënda kërkuan arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, por kërkesa e tyre nuk u pranua nga Kuvendi. Ky i fundit miratoi kërkesën për kontroll banese ndaj Tahirit, ndërsa ai ndodhet zyrtarisht nën hetim dhe është marrë në pyetje nga krimet e rënda. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sonja22/11/2017 21:39

Po vazhdon mashtrimi i radhes. Si munde te besohet qe do te arrestohen bashkepuntoret e Tahirit? Nese kjo do te ndodhete, ata do te ndiheshin te tradhetuar dhe kurban te tahirit, keshtu qe do te tregonin lidhjet e tyre me Tahirin. Gjitheshka e organizuar thjesht, te largohen nga shqiperija me pashaporta te tjera dhe me destinacione te sigurta, para ka sa te duash, kuptohet. Si eshte e mundur qe mediat nxjerrin urdherat e arresti, pa u bere arrestimet ? sa gallat.....

Shto koment

Denonco