FOTO/ Durrsakut i bëhet atentat, qëllohet me disa plumba. Dëshmia: Më goditën nga pas ...

FOTO/ Durrsakut i bëhet atentat, qëllohet me disa plumba. Dëshmia: Më goditën nga pas ...

07:55, 15/11/2017
A+ Aa A-

Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur në këmbë mbrëmjen e djeshme pasi ndaj tij u qëlluan disa plumba, ndërsa ka shpëtuar pasi është futur në një dyqan cigaresh elektronike.

Ka ndodhur në Savona, Itali, kur i riu shqiptar me inicialet S. R., 22 vjeç ka përfunduar në spital, shkruan SYRI.net.  

Shqiptari banues në Toirano, u qëllua në zonën e Olivette në krahinën e Savonës. Atentatorët duket se e kanë ndjekur dhe qëlluar disa herë. Plumbat e kanë zënë në këmbë 22 vjeçarin shqiptar. Ai ka mundur që të futet në një dyqan cigaresh elektronike duke i shpëtuar vdekjes.

Pas pak minutash kanë mbërritur edhe makinat e policisë.

‘Dëgjova një goditje të fortë në këmbë, të qëlluar nga pas’, ka thënë i riu për mjekët, ndërsa është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë për në spitalin e Savonës, shkruan SYRI.net.

Ai i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa mjekët janë shprehur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa ende nuk dihen motivet.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco