Gati prangat për 30 drejtues policie, pjesë aktive e grupit të Moisi Habilajt

Gati prangat për 30 drejtues policie, pjesë aktive e grupit të Moisi Habilajt

14:43, 18/10/2017
A+ Aa A-

Jo pak, por të paktën 30 oficerë policie të cilët janë evidentuar si lidhje e grupit të drogës të Moisi Habilajt.

Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kanë hapur një hetim për grupin e Habilajve.

Emrat mësohet se janë zbuluar nga policia italiane gjatë përgjimeve të kryera për zbulimin dhe shkatërrimin e grupit që po trafikonte sasi të mëdha droge nga Shqipëria për në Itali.

Mësohet se emrat kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë sjellë bashkë me dosjen e Habilajve.

Emrat mësohet se janë të drejtuesve të policisë në Vlorë dhe Fier gjatë viteve 2013-2017 dhe të Delta Forcë, repart special i ngritur për të patrulluar brigjet në Vlorë.

Lajmi është bërë i ditur nga ABCNews. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku19/10/2017 17:42

Me siguri janë nga Tepelena dhe vetëm nja dy copë nga Kurvaleshi. I varën ujqërve mëlçitë e viçit në qafë për ti ruajtur. Tani duan ti dënojnë përse i hëngrën mëlçitë, sikur të mos ishte ky zanati i tyre.

Shto koment

Denonco