VIDEO/ Vrasje e drogë, prangosen edhe dy të fortë të tjerë, një durrsak e një shijaks. Ja emrat

VIDEO/ Vrasje e drogë, prangosen edhe dy të fortë të tjerë, një durrsak e një shijaks. Ja emrat

13:52, 18/10/2017
A+ Aa A-

Dy të kërkuar nga drejtësia italiane janë vënë në pranga në Durrës e Shijak.

Oficerët e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar kanë ndaluar dy persona të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në ngarkim të tyre drejtësia italiane ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Vrasja” dhe”Trafikimi I narkotikëve”.

Në pranga janë vënë:

Gëzim Aleksi 41 vjeç, banues në Shijak

Dashamir Hersi 48 vjeç, banues në Durrës.

Në ngarkim të Gëzim Aleksi Gjykata e Brescia-s, Itali ka lëshuar urdhër arrestin numër 664/98R.G.P.M.466/98 datë 16 qershor 1998 për veprën penale ‘vrasja’.

Në ngarkim të Dashamir Hersi, Gjykata e Peskarës, Itali ka lëshuar urdhër arrestin numër 15/99 RGNR/PD- 14/00 GR GIP/ D-7/00 REG, Dt 09.06.2000 për kryerjen e veprës penale ‘trafikimit të lëndëve narkotike’.

Të dy këta persona ishin shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tiranë më datë 12 tetor 2017, Gëzim Aleksi dhe 17 tetor 2017 Dashamir Hersi.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco