Trafiku i drogës Shqipëri-Itali/ ‘Vrima e zezë’ arreston trafikantët. Emrat

Trafiku i drogës Shqipëri-Itali/ ‘Vrima e zezë’ arreston trafikantët. Emrat

18:22, 12/10/2017
A+ Aa A-

Shtatë të arrestuar dhe rreth 70 kg marijuhanë e sekuestruar është bilanci i operacionit “Black Hole 2” (Vrma e Zezë 2), nga policia e Alessandria-s në Itali.

Hetimet nisën në fund të gushtit me arrestimin e Xhuljo Prendit, i ndaluar në korsinë dalëse në Novi Ligure, nën drejtimin e një fugoni, në të cilin u gjetën 27 kg drogë. Ai pritej nga 32-vjeçari tjetër shqiptar Ndrec Preka, pa precedentë të mëparshëm, i cili arriti të arratisej asokohe. Por u vu në pranga më vonë. Bashkë me 36-vjeçarin Flori Goma, ai bënte shpesh lëvizje nga Novi drejt Genova-s e Milano-s.

Një tjetër sasi droge, prej 4.3 kg janë gjetur në kantinën e verës të një tjetër shqiptari, Kujtim Mema. Ndërsa 1.7 kg u gjetën në banesën e një tjetër bashkëpunëtori, Florin Cristian Rogoz.

Në pranga kanë rënë edhe Jari Stennardo e Carmelo Picone, të arrestuar teksa po blinin një sasi droge. Me shumë gjasë, droge vinte nga Shqipëria, raporton ANSA. Nën hetim janë vënë edhe 9 persona të tjerë, të cilët bashkëpunonim me anëtarët e arrestuar të grupit të trafikimit të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco