Nipi plagos gjyshin dhe gjyshen. Detajet

Nipi plagos gjyshin dhe gjyshen. Detajet

13:14, 12/10/2017
A+ Aa A-

Një ngjarje e rënda ka ndodhur pak minuta në Tiranë, ku nipi ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen.  Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Freskut’.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital,ku po u jepet dhe ndihma mjekësore. Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka vënë në pranga autorin e krimit.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.10.2017, rreth ora 13:00, jemi njoftuar se në rrugën “Muhamet Deliu” një shtetas ka plagosur me thikë dy shtetas të tjerë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se : Në rrugën "Muhamet Deliu", shtetasi B. K., 19 vjeç, ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen, ( shtetasit H.A. dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Autori është ndaluar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco