Hyn në fuqi ligji i ri për shtetësinë e Kosovës: Procedura më e thjeshtë dhe online për bashkatdhetarët

Hyn në fuqi ligji i ri për shtetësinë e Kosovës: Procedura më e thjeshtë dhe online për bashkatdhetarët

19:53, 22/05/2026

Ligji i ri për Shtetësinë e Republikës së Kosovës ka hyrë sot në fuqi, duke sjellë procedura më të shpejta dhe më të thjeshta për aplikuesit.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një video-mesazhi ka bërë të ditur se një nga ndryshimet kryesore është rifitimi i shtetësisë për bashkatdhetarët që për arsye objektive e kanë humbur atë. Ndryshe nga më parë, ku kërkoheshin 9 dokumente, tani mjafton një kërkesë e plotësuar dhe dëshmia se nuk keni të kaluar penal në vendin ku jetoni.

Për herë të parë, aplikimi mund të bëhet online përmes platformës e-Kosova, ndërsa afati i shqyrtimit është shkurtuar nga 6 muaj në 30 ditë.

Ligji është miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 23 prill 2026. Bashkatdhetarët mund të aplikojnë për rifitimin e shtetësisë në këtë link: e-Kosova – Rifitimi i Shtetësisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco