‘VV, fushatë me këngë partizane të Enver Hoxhës’, Çollaku: Kjo është tepër, ndalu vëlla, regjimi s’ringjallet më!

‘VV, fushatë me këngë partizane të Enver Hoxhës’, Çollaku: Kjo është tepër, ndalu vëlla, regjimi s’ringjallet më!

13:14, 22/05/2026

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kreshnik Çollaku ka bërë një reagim të fortë ndaj kreut të VV, Albin Kurti, ndërsa atje ka nisur fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çollaku ka akuzuar Kurtin se po përdor këngët e partizanëve të Enver Hoxhës  gjatë fushatës në Kosovë.

‘Albin kjo është tepër’, shkruan kandidati i LDK, ndërsa i kujtoj atij, se kjo është fyerje për mijëra shqiptarë të persekutuar e masakruar nga regjimi i Enver Hoxhës.

‘Albin, ndalu vëlla. Enver Hoxha nuk ringjallet më!!!’, ishte mesazhi përmbyllës i Çollakut për liderin e VV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco