Kurti, Osmanit dhe Abdixhikut: Për postet politike vendos populli, jo kryetarët e partive

Kurti, Osmanit dhe Abdixhikut: Për postet politike vendos populli, jo kryetarët e partive

12:31, 07/05/2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar kandidimin e Vjosa Osmanit për president, bazuar në fjalët e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kurti ka thënë se për asnjë post nuk vendosin kryetarët e partive, por populli.

Të gjithë të cilët kanë ambicie politike, duan pushtet, kanë vizion e ide për të mirën e qytetarëve, le të angazhohen, le të punojnë me çka dinë e mundën dhe iu dëshiroj sukses. Por duhet ta keni parasysh që për këtë gjë nuk vendos asnjë kryetar partie, asnjë pretendent për çfarëdo posti, për këtë vendos populli. Dhe mos harroni qysh ka vendosur populli para katër muajsh. Pra populli ne zgjedhjet e 21 dhjetorit, 51.1%. Jo 50%, jo 51, po 51.1% ia dha Lëvizjes Vetëvendosje, me ç’rast ne iu afruam shumë pranë asaj shifre 500.000 vota apo 500.000 zemra siç themi ne, dhe vetëm shikoni rezultatin konkret. Lëvizja Vetëvendosje 57 deputetë, 57 deputetë. Ndërkaq LDK, PDK, AAK së bashku 43 deputetë. Pra ato trija bashkë 43 deputetë”, tha Kurti para mediave.

“Ne Lëvizja Vetëvendosje me partinë Guxo edhe alternativën e PSHDK-në, 57 deputetë. Pra nuk jemi duke u krahasuar dy parti, po e gjithë opozita është 43 deputetë e Vetëvendosja është 57, plus ne i kemi edhe 9 deputetë të komuniteteve joshumicë, përkatësisht pakicave, gjithsej bëjmë 66. Rrjedhimisht shikoni, njerëzit kanë dëshira, edhe kjo është normale, por nuk duhet me i ngatërru dëshirat me faktet”, tha Kurti.

Kurti akuzoi partitë opozitare për shkuarjen në zgjedhje.

“Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme natyrisht ju e dini që data është caktuar 7 qershori dhe kjo ka imponuar që deri më datën 12 maj ne ti dorëzojmë listat e kandidatëve tonë për deputet, pra i kemi edhe pesë ditë, do të kemi mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, do të kemi ndoshta edh ja dy mbledhje të kryesisë së LVV-së deri atëherë unë nuk mund të flas për emra, për ajo që e di është që ne jemi duke e zbatuar programin dhe zotimet tona me të cilat i kemi fituar zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe 28 dhjetori nuk ishte para pesë vjetëve, por i bie para katër muajve, rrjedhimisht nuk mund të themi që kemi një situatë krejtësisht të re. Kemi zgjedhje të përsëritura që nuk ka qenë e thënë të mbahen, mirëpo meqë bojkotoi opozita, meqë nuk dëshiroi të jetë as minimalisht konstruktive ja po shkojmë edhe njëherë drejt 7 qershorit për ta përsëritur e tejkaluar 28 dhjetorin”, ka deklaruar Kurti.

Ai theksoi se sa herë janë munduar ta ndalin VV-në, kjo parti është rritur.

“Po besoj që qytetarët e Republikës e kanë kuptuar që çdo herë kur përpiqesh t’ia vësh digën një rrjedhe socio-historike e politike qysh është Lëvizja Vetëvendosje, atëherë do të ketë gjithmonë më shumë prurje. Pra sa herë na kanë vënë diga, është rritë prurja. E tash bash saktësisht sa do të jetë, do ta marrim vesh në mbrëmjen e 7 qershorit”, tha ai.

Kurti u pyet edhe për vendimin e Speciales, që të shtyhet aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së.

“Sa i përket vendimit të Speciales që të shtyhet për dy muaj nëse s’gaboj vendimi i tyre ne e morëm vesh sikurse gjithë ju për shkak se Qeveria nuk ka qasje ne dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Speciale e cila nuk karakterizohet nga transparenca për vendin tonë. Kosova ka nevojë për gjykata normale e jo për gjykata speciale”, ka thënë Kurti.

“Lufta e UÇK-së ishte dhe gjithmonë do të kujtohet dhe mësohet në histori si luftë e drejtë e cila ishte kundër një okupatori, armiku që kishte projekt gjenocidal kundër popullit tonë… Në vend se të kemi gjykata normale kemi një gjykatë speciale e cila i vonon vendimet. Ne besojmë në drejtësinë e UÇK-së dhe pafajësinë e krerëve të UÇK-së”, ka shtuar Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco