PDK largohet nga salla gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, nuk mori mbështetje për rezolutën për të vërtetën e luftës

PDK largohet nga salla gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, nuk mori mbështetje për rezolutën për të vërtetën e luftës

14:10, 02/04/2026

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar miratimin e një rezolute për mbrojtjen e së vërtetës për luftën, pas skandalit me ekspozitën me gabime mbi masakrat e luftës 89-99.

PDK kërkoi që rezoluta të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës, në mungesë të mbështetjes nga partitë e tjera, PDK tërhoqi propozimin dhe u largua nga salla.

Arsyetimi i Lëvizjes Vetëvendosje ishte se duhet të dakordohet teksti i rezolutës me përfaqësuesit e të gjitha partive politike.

Në rend dite ishin marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kërkojnë 2/3 e votave. Me largimin e PDK-së, këto marrëveshje nuk priten të kalojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco