Mediat e Kosovës: Rama detyrohet të ndryshojë hartën pas zemërimit në median sociale

Mediat e Kosovës: Rama detyrohet të ndryshojë hartën pas zemërimit në median sociale

11:33, 28/03/2026

RTV 21

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përditësuar një postim në rrjetet sociale lidhur me Raportin e Transformimit BTI 2026 për Evropën Juglindore, pasi pati reagime të shumta për mënyrën se si ishte paraqitur Kosova në hartën shoqëruese të publikimit.

Në versionin fillestar të postimit, Kosova ishte paraqitur me vija të ndërprera në hartë, një format që në kartografi shpesh përdoret për territore me status të diskutueshëm.

Kjo solli reagime dhe kritika nga përdorues të rrjeteve sociale, të cilët kërkuan sqarime për paraqitjen grafike.

Pas këtyre reagimeve, Rama publikoi një version të përditësuar të fotos, ku harta ishte ndryshuar dhe Kosova paraqitej ndryshe nga publikimi i parë.

Postimi i kryeministrit kishte të bënte me rezultatet e raportit të Indeksit të Transformimit nga Bertelsmann Stiftung(BTI), i cili vlerëson zhvillimin demokratik, ekonomik dhe cilësinë e qeverisjes në 137 vende të botës.

Sipas tabelave të publikuara, Shqipëria renditet ndër vendet me performancën më të mirë në rajon në kategorinë e transformimit politik dhe qeverisjes, ndërsa në transformimin ekonomik renditet pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco