Kosovë/ Fëmija humb jetën, e goditet aksidentalisht me veturë nga babai

Kosovë/ Fëmija humb jetën, e goditet aksidentalisht me veturë nga babai

09:06, 28/03/2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri të Kosovës. Një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pasi u godit nga automjeti.

Sipas policisë, dyshohet se babai me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën.

Rasti i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 të së premtes.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij, i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco