Prindon Sadriu, Zotëriu i Parë i Kosovë ka përfaqësuar vendin në samitin inaugurues të koalicionit global “Fostering the Future Together”, i mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të zonjës së pare amerikane, Melania Trump.
Ngjarja, e cila mblodhi përfaqësues nga 45 vende të botës, vendosi Kosovën mes tetë shteteve të përzgjedhura për të mbajtur fjalim kryesor. Në adresimin e tij, Sadriu falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e investimit në edukim, inovacion dhe teknologji për të rinjtë, njofton Presidenca.
Ai nënvizoi se mbrojtja e fëmijëve dhe e të rinjve duhet të jetë në qendër të zhvillimit digjital, duke e cilësuar këtë si prioritet strategjik për të ardhmen e vendit.
Kosova iu bashkua zyrtarisht këtij koalicioni global në dhjetor të vitit 2025, me iniciativë të Vjosa Osmani, e cila bashkë me Zotërinë e Parë shpalli vendimin për përfshirje në këtë nismë ndërkombëtare.
Grateful to @FLOTUS @MELANIATRUMP for the great honor to share the story of Kosovo & the potential of our people at the @WhiteHouse.
— Prindon Sadriu 🇽🇰 (@PrindonSadriu) March 26, 2026
Kosovo is proud to be among the very first countries to have joined the FTFT Coalition, reflecting our commitment to our Alliance with the U.S.! pic.twitter.com/NU1MOpRxQU
Samiti dyditor nisi me takime në Departamenti i Shtetit i SHBA, ku Sadriu zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe Christopher Landau.
Në kuadër të agjendës, ai u takua gjithashtu me përfaqësues të kompanive kryesore globale të teknologjisë si OpenAI, Microsoft, Google, Meta, xAI, Palantir, Adobe dhe Zoom Communications.
Diskutimet u përqendruan në mundësitë që këto platforma dhe shërbime ofrojnë për përmirësimin e edukimit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit konsiderohet një dëshmi e rritjes së rolit të saj në arenën ndërkombëtare dhe e angazhimit për të qenë pjesë aktive në nismat globale që synojnë të ardhmen digjitale të gjeneratave të reja.
© SYRI.net