Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Krushës së Madhe, ku u vranë 241 civilë.
Në tubimin kushtuar kësaj masakre, e para e vendit tha se e njëjta u planifikua qëllimshëm dhe tha se është një nga plagët më të thella të historisë.
“Masakër e planifikuar, akt i qëllimshëm për ta shuar ekzistencën e banorëve”, u shpreh Osmani.
Ajo shtoi se edhe sot e kësaj dite rezultojnë të zhdukur 64 banorë, teksa tha se kjo mbetet plagë e hapur dhe mungesë e përhershme.
“Zotim i përhershëm që nuk do të harrojmë kurrë, por do të kërkojmë drejtësi”, deklaroi shefja e shtetit.
Duke folur për Ukshin Hotin, tha se “zhdukja e tij me dhunë mbetet një nga plagët më të thella të kësaj historie”.
© SYRI.net