'Presidenti të zgjidhet nga populli' - Nuk kalojnë amendamentet e Osmanit! Mungon Lista Serbe! Seanca e re në 22:00

'Presidenti të zgjidhet nga populli' - Nuk kalojnë amendamentet e Osmanit! Mungon Lista Serbe! Seanca e re në 22:00

21:31, 05/03/2026

Në mungesë kuorumi, ka dështuar të enjten seanca e jashtëzakonshme plenare me pikën e vetme të rendit të ditës, për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që do të mundësonin zgjedhjen e presidentit me votë direkt nga populli.

Ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani – që presidenti i Kosovës të zgjidhet përmes votës së popullit e jo nga Kuvendi – nuk kanë kaluar.

Të pranishëm ishin vetëm 93, përfshirë 9 nga komuniteti joshumicë, nga 120 deputetë sa ka Kuvendi. 

Për kalimin e tyre nevojiteshin votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet joshumicë.

Në seancë munguan deputetët e Listës Serbe, e cila ka 9 vende.

Prandaj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk i hodhi fare në votim amendamentet dhe tha se do të ketë seancë të re pas gjysmë ore, pra në orën 22:00.

Nuk është e qartë nëse pas 30 minutave do të ketë deputetë të mjaftueshëm për t’i kaluar ndryshimet kushtetuese në votim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco