Kosovë/ Kalojnë në komision amendamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

Kosovë/ Kalojnë në komision amendamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

19:47, 05/03/2026

Anëtarët e Komisioni për Legjislacion në Parlamentin e Kosovë u mblodhën sot pasdite për të shqyrtuar amandamentet e propozuara nga Vjosa Osmani, të cilat synojnë që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

Pas diskutimeve, Komisioni, me 6 vota për dhe 2 kundër miratoi  kalimin e këtyre amandamenteve për procedim të mëtejmë.

Propozimi parasheh ndryshime në Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në mënyrë që zgjedhja e presidentit të mos bëhet më nga Kuvendi, por përmes votës së drejtpërdrejtë të popullit.

 Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës votuan kundër. Votimit i parapriu një përplasje e deputetëve të pushtetit me ata të opozitës. Kryetari i këtij komisioni, Përparim Gruda, e cilësoi rrëshqitje drejt autoritarizmit “ngutinë” për votimin e këtyre ndryshimeve. Ndërkaq, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u shprehën se nuk ka rëndësi fakti që këto ndryshime janë që gati 15 vjet në sirtar, por po propozohen në ditën e fundit të afatit për të zgjedhur presidentin e ri.

Me këto ndryshime të propozuara, presidenti i shtetit duhet të zgjidhet me votë direkt nga populli. Ato kanë qenë në sirtar që nga viti 2011, kur Gjykata Kushtetuese pati dhënë vendim duke rrëzuar disa propozime e duke miratuar të tjerat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco