Lëvizja Vetëvendosje mbështet amendamentet për zgjedhjen e Presidentit nga populli.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci është shprehur se mbështesin mandamentet për zgjedhjen e drejtpërdrejt të Presidentit.
Nagavci tha se votimi i këtyre amendamenteve do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit institucional dhe në rritjen e legjitimitetit demokratik të institucionit të Presidentit.
“Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet kushtetuese të përcjella sot nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja e vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli”.
“Votimi i këtyre amendamenteve do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit institucional dhe në rritjen e legjitimitetit demokratik të institucionit të Presidentit. Ftoj të gjithë deputetët e partive politike që të mbështesin dhe të votojnë këto amendamente kushtetuese në interes të qytetarëve dhe të demokracisë në vend”, ka shkruar Nagavci.
© SYRI.net