Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pas mbledhjes së qeverisë të dedikuar për Epopeja e UÇK-së do të mbahet edhe një seancë solemne në Kuvend dhe më pas parakalimi i Forca e Sigurisë së Kosovës.
Ai tha se gjatë pasdites do të vazhdojnë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit.
Sipas Kurtit, shpresohet edhe në një kandidaturë të dytë për të përmbushur kërkesën kushtetuese për garë.
“Sapo mbaruam mbledhjen e qeverisë që i dedikohet epopesë së UÇK-së. Tash kemi edhe një seancë solemne për epopenë e UÇK-së. Pastaj e kemi parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pasdite duhet t’i vazhdojmë përpjekjet që ta zgjedhim presidentin. Urojmë, besojmë, shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”, tha ai.
© SYRI.net