Osmani në Kuvend: Epopeja e UÇK-së është akt themelues i Republikës sonë

Osmani në Kuvend: Epopeja e UÇK-së është akt themelues i Republikës sonë

11:00, 05/03/2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Epopeja e UÇK-së është akt themelues i shtetit të Kosovës dhe simbol i qëndresës së popullit për liri.

Në seancën solemne të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Osmani tha se familja Jashari u bë simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e vendit.

Ajo foli për rëndësinë historike të datave 5, 6 dhe 7 mars, duke thënë se tri ditët e Epopesë, janë histori e shkruar me qëndresë.

“Marsi simbolizonte luftën dhe guximin… Ishte muaji i përballjeve që vendosën drejtimin e historisë sonë. Pikërisht më 5, 6 dhe 7 mars, në zemër të Prekazit, historia jonë mori drejtim të ri. Atje, qëndresa, sakrifica dhe heroizmi i familjes Jashari vendosën themelet e së ardhmes sonë. Në atë betejë të Kullave në Prekaz qëndroi komandanti legjendar Adem Jashari, i cili, së bashku me familjen e tij, zgjodhi lirinë para frikës dhe nderin para jetës.Tri ditët e Epopesë, janë histori e shkruar me qëndresë para së cilës përkulemi sot”, tha Osmani mes tjerash.



 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco