Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku sërish në takim

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku sërish në takim

11:00, 03/03/2026

Kryeministri Albin Kurti edhe sot po zhvillon takim me Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku.

Takimi po mbahet në ambientet e Kuvendit.

Kurti e Abdixhiku një takim për çështjen e presidentit e patëm eddhe dje.

Pas takimit, Kurti ka thënë se është prioritet absolut evitimi i zgjedhjeve, duke thënë se për këtë i obligon edhe Kushtetuta.

“Kushtetuta na obligon t’i evitojmë zgjedhjet, që të mos shkojmë në zgjedhje. Kushtetuta thotë që ne duhet të angazhohemi maksimalisht që të mos shkojmë në zgjedhje. Në anën tjetër obligon edhe deputetët të votojnë…Kushtet janë ideale t’i kemi tre kandidatë, e aktualisht s’e kemi asnjë dhe për shkak se mundësitë janë aty, unë do të vazhdojë të komunikojë në mënyrë që edhe nesër e pasnesër të arrijmë te rezultati”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se nuk i ka 80 votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit dhe se krejt çfarë mund të bëjë me numrat aktualë është t’i sigurojë nënshkrimet për dy kandidatë.

Ndërkaq, në anën tjetër, kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se LDK kërkon konsensus për zgjedhjen e presidentit. Ai tha se LDK asnjëherë nuk ka deklaruar nëse ka apo jo votë për Vjosa Osmani.

Ai shtoi se nuk ka qëndrime refuzuese ndaj askujt, e as ndaj Vjosa Osmanit.

Por, Abdixhiku, ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës vendosin të shkojnë në garë, vendi sipas tij do të shkojë në zgjedhje për shkak të mungesës së 81 votave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco